14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kabineti i Kurtit mundohet t’ua shpjegojë situatën ndërkombëtarëve: Dërgojani këtë kërkesë Vuçiqit

- Advertisement -

Nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti, partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës u është bërë një thirrje sot, që ata t’i kërkojnë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të mos i mbështes bandat kriminale në veri.

Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ka shkruar në Twitter se Qeveria e Kosovës “është e përkushtuar për paqen në rajon” dhe se ajo “vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Ohrit si marrëveshja përfundimtare e normalizimit me Serbinë”.

Dalipi shkroi se Qeveria po është “gjithashtu e përkushtuar ndaj ligjit dhe rendit dhe të drejtave kushtetuese të garantuara për çdo qytetar, përfshirë të drejtat afirmative për pakicën serbe”.

“Njerëzit janë në thelb të mirë. Shqiptarët e Kosovës, Serbët e Kosovës dhe të gjitha pakicat e tjera në Kosovë DUAN të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Një grusht politikanësh me qëllime të këqija nxitën gjërat dhe shkaktuan luftërat e viteve ’90 në rajon dhe pak prej tyre vazhdojnë të shkaktojnë dhunë sot. Duke mos injoruar agresorin, ne mund t’i trajtojmë në mënyrë efektive shkaqet rrënjësore të konfliktit, të promovojmë drejtësinë dhe të nxisim paqen e qëndrueshme”, shkroi ai.

Dalipi është i bindur se komuniteti ndërkombëtar dhe qytetarët që i binden ligjit në rajon e dinë se Qeveria e Serbisë “i nxiti TË GJITHA luftërat e viteve ’90 në ish-Jugosllavi:,

“Vini re ‘Qeverinë’, jo qytetarët që ishin (dhe do të jenë) të ekspozuar ndaj propagandës intensive të urrejtjes dhe nacionalizmit. Ishin Millosheviq, Vuciq & Co në vitet ’90, janë Putin, Vuçiq, Dodik & Co. tani (⬅️ gjeni emëruesin e përbashkët)”, shkroi ai.

Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës shkroi se “autoritarizmi dhe ekspansionizmi territorial janë të lidhura ngushtë dhe bazohen në 30+ vitet e Vuçiqit në politikë – të dyja duken të përshtatshme për karakterin e tij”.

“Në vitin ’99 NATO ndihmoi në ndalimin e spastrimit etnik të Kosovës nga qeveria e atëhershme serbe. Pas çlirimit, SHBA, BE, Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera demokratike ndihmuan Kosovën në ndërtimin e një prej kornizave ligjore dhe politikave më gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e avancuar të të drejtave të minoriteteve”, shkroi Dalipi.

“Qytetarët serbë të Kosovës janë qytetarë që i binden ligjit. Ata mbështesin ligjin dhe rendin, por janë terrorizuar nga banditët e paguar nga Beogradi deri në pikën e sulmeve ndaj kujtdo që tenton aktivitet politik në interes të komunitetit kosovaro-serb që është jashtë mandatit të Beogradit”, shtoi ai.

Nga kjo, Dalipi del në konkluzionin se “përshkallëzimi i dhunës në veri koordinohet nga regjimi i Beogradit” dhe ka një thirrje ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i dërgojnë një kërkesë të qartë Vuçiqit për ta ndaluar mbështetjen e bandave kriminale, retorikës së urrejtjes dhe veprimeve subversive që rrezikojnë paqen dhe rendin në Republikën e Kosovës”, shkroi ai.

Qytetarëve në veri, Dalipi tha se u bëjnë thirrje “që ta promovojnë demokracinë tonë tashmë të lulëzuar, diversitetin etnik dhe sundimin e ligjit” sepse, Dalipi thotë se “ne të gjithë po jetojmë këtu, dhe në fund të fundit, ne të gjithë duam që fëmijët tanë të jetojnë në shoqëri kosovare të edukuar dhe të begatë”.

“Koha është e çmuar, mos e humbim kot!”, përfundoi ai shkrimin në Twitter.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit