9 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Kabineti i Bislimit reagon pas raportimeve të “NZZ” për takime të fshehta, Kosovë -Serbi në Zvicër, japin versionin e tyre

- Advertisement -

Këshilltari i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu, në një reagim të tij ka konfirmuar se shteti zviceran është i përfshirë në organizimin e takimeve në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Kadiu ka thënë se procesi i dialogut është shumë i gjerë dhe shumë akterë ndërmjetësues janë të përfshirë.

“Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është i gjerë dhe përfshin shumë akterë ndërmjetësues. Krahas BE-së, ka edhe vende partnere e mike të cilat organizojnë iniciativa të ndryshme për ndërmjetësim mes palëve. E tillë është edhe Zvicra, që e bën këtë përmes Departamentit për Punë të Jashtme, dhe organizon çdo vit takime me shoqëri civile, ekspertë, politikanë dhe qeveritarë nga të dy shtetet. Shprehim mirënjohjen ndaj Zvicrës për angazhimin dhe përkushtimin e saj”, ka shkruar Kadiu.

Megjithatë sipas Kadiut, këto takime s’janë të fshehta. Ai ka dhënë versionin e kabinitetit të Bislimit duke thënë se zv.kryeministri kosovar ka qenë i ftuar në një prej këtyre takimeve, megjithatë mohon që Bislimi të jetë takuar me Marko Gjuriqin.

“Por këto takime nuk janë “të fshehta”. Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator në këtë mandat, në procesin e dialogut, nuk ka patur takime “të fshehta”, e aq më pak me Marko Gjuriq. Në njërin nga këto takime në Zvicër, ka qenë i ftuar si folës edhe zëvendëskryeministri por në atë takim nuk ka qenë pjesëmarrës Gjuriq. Pra Zëvendëskryeministri Bislimi, nuk ka patur asnjë takim në Zvicër me Marko Gjuriq dhe kurrë nuk e ka takuar atë”, ka përfunduar ai.

Gazeta zvicerane NZZ sot ka raportuar për takimet sekrete që shteti zviceran ka organizuar në qytetin e Solothurnit. Në këto takime siç ka raportuar NZZ, kanë marrë pjesë edhe Besnik Bislimi dhe Marko Gjuriq.

Të ngjashme

Të fundit