33.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Kabashi-Ramaj për vdekjen e 27 vjeçarit: Të bëhet hetim i pavarur, transparent dhe të gjithanshëm

- Advertisement -

Ekspertja e sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj ka reaguar për vdekjen e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policëve.

Sipas Kabashi-Ramaj, ky rast duhet “të shërbejë si një pikë kthese për drejtësi, besim publik dhe reformë serioze institucionale”.

“Në cilësinë tonë si garant i llogaridhënies demokratike, theksojmë domosdoshmërinë për një hetim të pavarur, transparent dhe të gjithanshëm, përfshirë publikimin e raportit të autopsisë dhe të gjitha pamjeve relevante nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë në terren”, shkroi mes tjerash ajo.

Postimi i plotë:

 

 

Vdekja tragjike e qytetarit Agon Zejnullahu, pas ndalimit të tij nga Policia e Kosovës në Lipjan, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me standardet e trajtimit të të ndaluarve dhe funksionimin e mekanizmave të mbikëqyrjes institucionale.
Në cilësinë tonë si garant i llogaridhënies demokratike, theksojmë domosdoshmërinë për një hetim të pavarur, transparent dhe të gjithanshëm, përfshirë publikimin e raportit të autopsisë dhe të gjitha pamjeve relevante nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë në terren.
Kërkojmë gjithashtu:
Përdorim të detyrueshëm të kamerave trupore (bodycams) në të gjitha patrullat dhe njësitë ndërhyrëse, për të garantuar transparencë, mbrojtje të oficerëve dhe siguri për qytetarët;
Rishikim të protokolleve mjekësore gjatë ndalimit dhe qëndrimit në ndalim, përfshirë detyrimin për të larguar prangat dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme në raste të gjendjes së rënduar shëndetësore të të ndaluarit;
Forcim të zinxhirit të përgjegjësisë institucionale, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme dhe ruajtjen e standardeve profesionale në çdo nivel të sistemit të sigurisë.
Mbrojtja e dinjitetit të institucioneve të sigurisë nuk nënkupton heshtje ndaj dështimeve apo shmangie të përgjegjësisë. Ajo nënkupton ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më profesional dhe më të besueshëm.
Ky rast nuk duhet të mbetet pa përgjigje. Ai duhet të shërbejë si një pikë kthese për drejtësi, besim publik dhe reformë serioze institucionale.

Të ngjashme

Të fundit