18.1 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Kabashi për fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili dominon, shihet si kandidat kryesor për balotazh

- Advertisement -

Analisti politik, Bekim Kabashi ka vlerësuar javën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Prishtinë, duke theksuar dallimet mes kandidatëve.

Kabashi tha se kryetari aktual i Prishtinës, Perparim Rama (LDK), deri tani ka zhvilluar një fushatë të zbehtë, ndoshta për shkak të mungesës së prezantimit të projekteve të realizuara gjatë mandatit katërvjeçar.

Nga ana tjetër, analisti vlerësoi kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili, duke theksuar se ai ka dominuar fushatën në javën e parë dhe e ka bërë të konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë që mund të shkojnë në balotazh.

“Kryetari aktual Rama deri tani paraqet një fushatë të zbehtë ndoshta edhe shkaku i mungesës së prezantimit të projekteve të kryera gjatë mandatit katër vjeçare. Ne jemi mësuar me Ramën që me paraqit projekte ambicioz me të cilat e a fituar Prishtinën por me fushatën e tij elektoral ka bërë që me rikthy rezultatin e balotazhit dhe ta mposhtë kandidatin e VV-së. Sa i përket kryeqytetit për këtë javë të parë mendoj se Urani e ka dominu fushatën elektorale edhe e ka bërë të konsiderohet si kandidati prej kryesorëve që mundet me qenë në balotazh”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit