26.5 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Kabashi: Opozita në krizë, Kurti po luan me situatën e tyre sepse është lojtari kryesor

- Advertisement -

Analisti politik Bekim Kabashi, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke theksuar se partitë opozitare janë në krizë, dhe se me këtë situatë siç thotë ai, po luan Vetëvendosja dhe Albin Kurti.

“Partitë opozitare janë në krizë, pikërisht për këtë VV-ja, zoti Kurti, po luan me situatën e tyre, sepse është lojtari kryesor dhe është më i madh se të dy partitë opozitare së bashku”, deklaroi ai në Debat Plus.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk ka reagim, sepse po sheh që akoma po funksionojnë halkat institucionale të shtetit dhe vendimi nuk është përfundimtar. Kur të shohë që të gjitha veprimet institucionale janë përdorur, reagimi do të ishte shumë i ashpër, por aktualisht bashkësia ka qasje të madhe në Kushtetuese”, tha tutje Kabashi.

Të ngjashme

Të fundit