5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kabashi: Fqiu i ministrit Sveçla vendoset në krye të Task Forcës Kundër Korrupsionit

- Advertisement -

Flamur Kabashi, hulumtues në IKD ka pohuar se prej ardhjes së kësaj qeveria ka pasur ndërhyrje në punën e Task Forcës Kundër Korrupsionit dhe me këtë janë penguar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë qeveritar.

“Është hequr nga pozita Shemsi Haziri si shef i njësisë, kur kanë nisur hetimet ndaj Nagip Krasniqit dhe Martin Berishës dhe në këtë kohë në vend të tij është vendosur Besim Berishën i cili ka një lidhje shumë të afërt me ministrin Xhelal Svecla, janë fqinjë mes veti dhe del se njihen shumë mirë. Haziri ka qenë që nga viti 2010 në këtë pozitë dhe të gjithë e njohin si profesionist, tani ai është dërguar në njësitin antidrogë”. Ka thënë Kabashi nga IKD.

Por sipas tij lufta e qeverisë ndaj atyre që po i hetojnë nuk përfundon këtu.

Përveç kësaj nga hetimet e rasteve të profilit të lartë ku janë përfshirë ministra e zëvendës ministra të kësaj qeveria janë larguar edhe tridhjetë hetues tjerë policor për trajnimin e të cilëve organizata e huaja kanë shpenzuar qindra mijëra euro.

“Janë tredhjet hetues policor që janë rekrutuar nga agjencionet e jashtme ndërkombëtare, sidomos nga ambasada amerikane e cila ka ndarë fonde për trajnimin e tyre për me ba luftën kundër shkeljeve në prokurim publik dhe parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve publike. Çka po bënë tash kjo qeveri, këtyre hetueseve po ua ndërron pozitat dhe po ua largon lëndët që i kanë pasur në trajtim. Rastet që ju kanë hequr këtyre hetueseve janë, rasti i ministrit Hekuran Murati, rasti i ministrit Elbert Krasniqi, rasti i ministres Donika Gërvalla, rasti i Rozeta Hajdarit, rasti i Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit. Pra këta hetues kanë pasur rastet e profileve të larta që u janë marrë dhe këto raste ju kanë transferuar pesë hetuesve tjerë policor që çuditërisht janë të gjithë nga rajoni i Llapit të cilët nuk kanë pasur trajnimin që kanë pasur këtë 30 hetuesit që u janë marr lëndët dhe janë lëvizur në pozita tjera”,ka shtuar Kabashi në Euro n’T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit