Home Lajme Kabashi e PDK-së: Qeveria e Kosovës i dha Serbisë vetëbesim të tepruar

Kabashi e PDK-së: Qeveria e Kosovës i dha Serbisë vetëbesim të tepruar

0
Kabashi e PDK-së: Qeveria e Kosovës i dha Serbisë vetëbesim të tepruar

Koordinatorja për Mbrojtje  dhe Siguri Kombëtare në KQM nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Kabashi–Ramaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen në raport me veriun e vendit.

Sipas Kabashi-Ramaj, situata në veri ka pasur regres në aspektin e integrimeve të institucioneve të cilat kanë ekzistu atje.

“Situata në veri nuk mundet me qenë më e mirë seç ka qenë, përderisa ka pasë regres në aspektin e integrimit të institucioneve të cilat kanë ekzistu atje. Pa marrë parasyshë a ka qenë rezutat i kënaqshëm a jo, ato kanë qenë të ndërtuara dhe të integruara edhe nëse nuk kanë funksionu ashtu çysh ne kemi dëshiru me funksionu si në pjesë të tjera të vendit, por ka pasë progres. Fokusi i PDK-së ka qenë të zgjedhim përfundimisht situatën me njohje të ndërsjellë dhe i gjithë fokusi i lobimit diplomacisë, partneritetit tonë, marrëdhënieve me ShBA-në, me anëtarët e BE-së e NATO-s, ka qenë  që me kriju një ambient ku nocioni i njohjes së ndërsjellë të konsiderohet normal dhe përfundimisht të ndodhë. Dhe kjo tash nuk nuk ekziston më as në tavolinë”, tha Kabashi-Ramaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Madje sipas saj, Qeveria Kurti për tri vite qeverisje i ka dhënë Serbisë vetëbesim të tepruar aq sa për të ardhur deri në kufi.

“Është kriju degradim i situatës në veri, kur kemi pasë ndonjë moment përgjatë viteve sikur tani kur Serbia është ndje konfidente mjaftë apo ka pasë vetëbesim të mjaftueshëm me mendu që mundet me ardhë me u barrikadu në kufi dhe me pretendu me rikthy në Kosovë, kur asnjëherë. Arsyeja ka qenë që marrëdhëniet diplomatike e Kosovës ka qenë shumë e fuqishme marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me QUIN-in, aleancat e Kosovës, kanë qenë aq të fuqishme sa i kanë kriju hije çdo tentative dhe ja kanë ulë vetëbesimin Serbisë. Prandaj edhe nuk ka guxu me fitu një vetëbesim të tepruar që me mendu që mundet me ardhë deri në kufi. Tre vitet e performancës së dobët të kësaj qeverie ia dhanë Serbisë këtë vetëbesim”, shtoi ajo.

Exit mobile version