Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë nga debate të forta mes Rozanës, G Banit dhe Gjestit, me këtë të fundit në qendër të kritikave për vendimet e tij brenda lojës.
Në veçanti, Rozana dhe G Bani e kanë kundërshtuar rikthimin e Jozit në shtëpi, pavarësisht fyerjes së rëndë që ai kishte bërë ndaj Gjestit duke e quajtur “bir shkine”.
Rozana e ka sjellë këtë çështje në vëmendje, duke i kujtuar Gjestit se si ai e fali dhe e riktheu Jozin, pavarësisht fjalëve të rënda që kishte përdorur ndaj tij.
Pas debatit të ashpër, Gjesti u largua duke thënë nga larg: “E dini që jua kalli nervat juve”.
Situata mbetet e tensionuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa banorët vazhdojnë përplasjet për strategji dhe veprimet e njëri-tjetrit.