Home Lajme “Ka tejkaluar parashikimet e mia..”, Kurti i thur lavde ministres së dyshuar për skandalin e rezervave shtetërore

“Ka tejkaluar parashikimet e mia..”, Kurti i thur lavde ministres së dyshuar për skandalin e rezervave shtetërore

0
“Ka tejkaluar parashikimet e mia..”, Kurti i thur lavde ministres së dyshuar për skandalin e rezervave shtetërore

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi i ka thurur lavde ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e komentuar pothuajse gjatë gjithë qeverisjes 4 vjeçare.

Këto komente, Kurti ka zgjedhur t’i bëjë pikërisht për ministren Hajdari, e cila po hetohet për rastin e skandalit të rezervave shtetërore, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

E për këtë rast edhe vetë Kurti është ftuar nga Prokuroria Speciale, në cilësinë e dëshmitarit.

Por, të gjitha këto duket se nuk i kanë bërë përshtypje kreut të Qeverisë së Kosovës, i cili nuk i ka kursyer fjalët e mira për ministren Rozeta Hajdari.

Në një intervistë të dhënë nga Davosi, derisa u pyet për marrëveshjen me EFTA-n, Kurti ka thënë se ministrja Hajdari ka kaluar parashikimet e tij si kryeministër.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, me në krye Rozeta Hajdarin, ka negociuar me mençuri dhe forcë. Mund të them që ka tejkaluar parashikimet e mia si kryeministër, pasi në një periudhë të caktuar më dukej se do të mund të arrinim vetëm një marrëveshje për tregtinë e mallrave, siç ka në vende të tjera të Ballkanit. Ministrja Rozeta tha: “Prisni pak”, sepse duhet të vazhdojmë negociatat, dhe ia doli që të përfshijë edhe shërbimet.

Ne kemi interes të përfshijmë shërbimet në tregti, pasi eksportojmë shumë shërbime nga sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Padyshim që tashmë ndërmarrësit tanë kanë fituar një treg të ri dhe kjo do të paraqesë një mundësi shtesë për të rritur prodhimtarinë në Kosovë dhe për të shtuar eksportin e Kosovës, i cili për herë të parë ka kaluar vlerën prej 1 miliardë eurosh në vitin 2024”, ka potencuar ai për Euronews Albania.

Kujtojmë, se Kurti është ftuar dy herë nga Prokuroria Speciale që të dëshmojë për rastin në lidhje me rezervat shtetërore, por nuk ka pranuar të paraqitet.

Ai i ka ftuar prokurorët që ta intervistojnë në zyrën e tij, gjë e cila është komentuar mjaft shumë.

Exit mobile version