Tifozja kroate Ivana Knoll, e njohur tashmë si “tifozja më seksi e Kupës së Botës”, shqetëson Katarin dhe rregullat e rrepta të shtetit në lidhje me gratë. Sesioni i saj fotografik publikuar në Instagram, me bikini dhe me një fustan të hollë, bëri bujë në rrjetet sociale, por mund të çojë në pasoja të pakëndshme.
Knoll rrezikon arrestimin dhe burgun ose të paktën ndalimin në vendet publike: “Burrat dhe gratë këshillohen të mos veshin pantallona të shkurtra ose këmisha pa mëngë kur shkojnë në ndërtesat qeveritare, objektet e kujdesit shëndetësor ose qendrat tregtare. Nëse nuk visheni në mënyrë modeste, mund t’ju kërkohet të largoheni ose t’ju refuzohet qasja në këto vende”.
Jo të gjithë e vlerësuan performancën e tifozes kroate, veçanërisht në nivel lokal pati nga ata që u ankuan për mungesën e respektit të traditave të Katarit: “Turp për ju, respektoni historinë, kulturën dhe traditat e vendeve që vizitoni”. Por ka edhe nga ata që e kanë bërë atë një heroinë, gati për të sfiduar ligjet kundër grave, siç denoncohen nga Amnesty International.