7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Ka rënie të entuziazmit nga Konjufca për të qenë kryeparlamentar”

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që është edhe nënkryetar i LVV-së, nuk ka pavarësi në punën e tij.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar ndikimin e Dejohna Mihalit, ‘Koordinatore e Komiteteve‘ në LVV tek deputetët e Grupit Parlamentar dhe deklaratën e Konjufcës që ka thënë se edhe ai konsultohet me Mihalin.

Por, Abazi që tash është deputet i pavarur, ka thënë se Konjufca në fillim është munduar të ketë një pavarësi, por sipas tij, këshilltarët dhe njerëzit që ja kanë ofruar diktojnë punën e kryekuvendarit.

Ai në emisionin “InfoNata”, ka thënë se ka vërejtur se ka rënie të entuziazmit nga Konjufca për ta drejtuar Kuvendin.

“Ka pasur një tentim në fillim që të ketë një lloj pavarësie nga z.Konjufca, por më vonë ja kanë futur gjithë këshilltarët dhe gjithë njerëzit që ja diktojnë dinamikën kryetarit të parlamentit. Me vjen keq të them, por ajo çfarë kam parë është zbritje e entuziazmit të z.Konjufca për të qenë kryetar i parlamentit, nuk kam parë entuziazëm për ta avancuar punën e parlamentit”, ka thënë Abazi.

Ai ka përmendur edhe seancën e fundit të Kuvendit e cila ishte e jashtëzakonshme, kur Konjufca u largua nga seanca, e që sipas Abazit ka shkuar për të pirë qaj me miqtë të tij.

“Vije në momentin ku ka seancë të jashtëzakonshme për shëndetësinë, hallkën më të rëndësishme të vendit e cila ka dështuar, kryeparlamentari e lëshon seancën dhe shkon me pi çaj me miqtë e vet. Ka degraduar se nuk ka pronësi mbi proceset, i ka marrë dikush tjetër”, ka thënë Abazi.

Abazi po ashtu, ka kritikuar edhe punën e Komisionit për Punë të Jashtme, të cilin e ka drejtuar sa ishte në VV.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit