4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

“Ka qenë një përpjekje me kriju një momentum elektoral” – Gruda për certifikimin e Listës Serbe

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, e ka komentuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet e 9 shkurtit, 2025.

Ai ka thënë se kjo ka qenë më shumë për të krijuar një momentum elektoral.

Tutje, Gruda ka folur edhe për vendimin e PZAP-së, që aprovoi ankesën e Listës Serbe në lidhje me moscertifikimin në KQZ-së.

“Mendoj që ka qenë një përpjekje për me e ndërtu një momentum elektoral ndoshta për dikë këtu. Unë nuk e di komplet dosjen e Listës Serbe për certifikim, por PZAP-ja konstatoj që ata kanë pasur të drejtën e certifikimit, kështu që mendoj që KQZ-ja duhet të lihet që ta bëjë punën e vet, është një organ administrativ që punon strikt sipas rregullave dhe procedurave që i cakton ligji për zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë Gruda në emisionin “Adresa”. /Kanal10/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit