Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, foli në lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ai theksoi se ka qenë kërkesa e Rusisë që të ketë një Gjykatë Speciale në Kosovë.
Kjo sipas tij erdhi pas një marrëveshje e fuqive të mëdha për të krijuar Gjykatën për krime në Siri.
Ai shtoi se asokohe askush nuk kishte hapësirë që të kundërshtonte krijimin e kësaj Gjykata pasi në një formë apo në një tjetër ajo do të krijohej.
“Vetë protagonistët që kanë qenë në funksione të larta shtetërore e kanë aprovuar dhe votuar Gjykatën, tani jemi në një proces formal juridik të një institucioni që në kuptimin formal është Gjykatë e Kosovës. Të akuzuarit ngarkohen për vepra që kanë format juridik dhe ky format nuk ka të bëjë me LDK-në, por me raste konkrete, me individë. Gjykata e ka për detyrë që t’i sqarojë këto akuza”- tha ai.