1.6 C
New York
Thursday, January 15, 2026

Buy now

“Ka qenë e vështirë… por nuk duhet të ndalemi”, prokurori Morina për aktakuzën për Reçakun

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për Masakrën e Reçakut, ku më 15 janar 1999 u vranë 45 civilë shqiptarë, për veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”.

Aktakuza përfshin pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III-të të Korpusit të Prishtinës, si dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në përvjetorin e 27-të të masakrës, prokurori special Ilir Morina, udhëheqës i Departamentit për Krime Lufte në PSRK, foli në Debat Plus për vështirësitë e jashtëzakonshme të këtij hetimi.

“Ka qenë e vështirë. Vazhdon të jetë e vështirë. Është një vështirësi që po na përcjell në çdo ditë, në çdo rast që ne punojmë. Por, kjo nuk do te thotë që ne duhet të ndalemi, ne duhet të punojmë me aq mundësi që kemi. Me aq kapacitet që kemi”, ka thënë Morina.

Të ngjashme

Të fundit