6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Ka potencial për njohjen e Kosovës nga ana e Ukrainës”, thotë politikani nga Maqedonia V.

- Advertisement -

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se ka potencial për të menduar pozitivisht në njohjen e Kosovës nga Ukraina.

Xhaferi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se aktualisht Ukraina për shkak të gjendjes së luftës nuk ka hapësirë të merret me çështjen e njohjes konkretisht, por shtoi se dërgon porosi se në një kontekst kohor mund të reflektoj në njohje të Kosovës, përcjell “teve1.info”.

“Unë si kryetar Parlamenti dhe si Kuvend jemi pjesë përbërëse e platformës së Krimesë me dimension parlamentar, është viti i dytë që funksionojmë, takimi i radhës ishte në Pragë, drejtpërdrejtë nuk janë ngritë këto çështje për faktin që vet Ukraina është në situatën, nuk e kanë luksin të merren në këtë moment me këtë çështje, në situatën kur brenda vetes ka gjithë ato aktivitete, por gjithsesi indirekt qojnë porosi apo merren porosi që në një kontekst kohor apo të raporteve mund të reflektojnë edhe atë sepse mu për faktin e këtij konteksti edhe bëhet arsyetimi i gjithë atij veprimi luftarak që ka ndërmarrë federata ruse në Ukrainë kështu që unë mendoj që ka potencial atje për të menduar pozitivisht për këtë çështje.

Jo rastësisht qojnë porosi në këtë drejtim. Unë mendoj që është përgjigje e duhur, adekuate e institucioneve të Republikës së Kosovës kundrejt statusit dhe ndodhive në Ukrainë për të quar porosi pa marrë parasysh raporteve oficiale të njohjeve reciproke, ndodhitë janë për t’i vlerësuar, për t’i dënuar ato që janë akte për tu dënu veprimet e federatës ruse dhe mbështetje Ukrainës. Ajo është pikënisje e komunikimit themi zyrtar mes dy vendeve pa marrë parasysh që oficialisht nuk e njohin njëra-tjetrën”, tha Xhaferi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit