Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas deklaratave nga Kurti se nuk po shkon në Hagë, pasi ka shumë formularë për t’i plotësuar.
Behrami ka thënë se Kurti nuk është në gjendje ta bëjë këtë as për Rexhep Selimin, që dikur e mbronte me trupin e tij.
Postimi:
Kryeministri i Shqipërisë po del se është në gjendje të bëjë më shumë se Kryeministri i Kosovës për ta mbrojtur luftën e UÇK-së.
Për dallim nga Kurti, Rama nuk ka përtuar t’i plotësojë formularët e vizitës në Hagë. Sikur Rama, nuk kanë përtuar as disa ish-kryeministra, ish-presidentë dhe diplomatë të huaj. Kurti paska përtuar.
Madje, ai ka përtuar ta mbush formularin për vizitë edhe te Rexhep Selimi. As kaq nuk ka qenë në gjendje të bëjë për dikë që e mbronte me trupin e tij.
Po paraqitem vullnetar për t’ia plotësuar formularin për vizitë më 17 shkurt 2025 në Hagë, sepse as një formular nuk di ta mbush ky, siç nuk diti ta bëj një punë të hairit plot 4 vjet.
Mbase mëson pak më shumë edhe për shtetin që i ka rastis ta qeverisë për shkak që themeluesi i tij po mbahet në Hagë.
Por, më 17 shkurt mund të shkojë vetëm si kryeministër në detyrë, sepse më 9 shkurt do ta marrë ndëshkimin e qytetarëve edhe për arrogancën dhe idiotizmin e tij!