13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Ka përfaqësues politik që i gëzohen dënimeve në Hagë

- Advertisement -

Dënimi prej 26 viteve burgim ndaj Salih Mustafës, e ka quajtur mesazh politik të Gjykatës Speciale, komentatori politik, Fidan Rama.

“Ky dënim për Calin, përbënë një mesazh politik që po jep. Specialja në thelbë ka shumë probleme brenda krijimit. Nuk mund të quhet ndryshe ky dënim, pos një mesazh që kjo Gjykatë dëshiron ta konfirmojë qëllimin e saj për çka është themeluar”, tha Rama në Politiko.

Rama në Politiko ka kritikuar edhe përfaqësuesit politik në vend, që të njëjtit poi  gëzohen dënimeve ndaj luftëtarëve të UÇK-së, shkruan Gazeta10.

Derisa ka shtuar se ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, ka  nevojë për unitet të klasës politike.

“Ligji është katastrofal, sepse i jepë mundësi gjykatës të bëj këto manovrime dhe t’i përshtasë s ii konvenon për ta çuar deri në fund këtë proces. Për me ndryshu ligjin ndaj Specialës, kemi nevojë për një unitet politik të Kosovës. Ne s’mundemi me gjetë këtë në Kosovë. Sot kemi përfaqësues politik, herë në pushtet e herë në opozitë që dëshirojnë me i pa këta njerëz neë burg, Fatkeqësisht ky është realiteti ynë. Kuvendi nuk lëvizë drejt një përgjegjesie në raport me atë se çfarë po ndodh atje”, tha Rama.

Ai ka shtuar se zhbërja e Gjykatës Speciale ka implikime kushtetuese, dhe se është e pamundur të ndodh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit