Deputeti Haki Abazi ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti gjatë gjithë ditës ka bërë eskivime nga seanca e Kuvendit për dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë.
Abazi, i cili ka pasur kritika e pakënaqësi me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë se shefi i qeverisë duket se ka një hall të madh me fjalimin e tij
Ai po pretendon se Kurti u largua nga Kuvendi kësisoj për shkakun e tij.
“Sikur paska diçka më të rëndësishme se sa Kuvendi i Republikës në përcaktimin e drejtimit për të ardhmen e shqiptarëve të Kosovës. Ka një hall të madh me fjalimin tim po duket, po supozoj nga përvoja e kaluar”, shkroi ai në Facebook.