Ne të gjithë njohim të paktën një person që i adhuron ushqimet pikante, madje edhe thjesht një spec djegës në veçanti. Për njerëzit, që nuk i duan dhe aq shumë pikantet kjo tingëllon si çmenduri. Aq më tepër, kur kupton se ushqimet pikante mund të shkaktojnë dhimbje fizike, jo vetëm gojë, por ndonjëherë edhe në gjithë trupin.
Ushqimet pikante mund të shkaktojnë një gjendje pak a shumë “high”
Kapsaicina shkakton dhimbje dhe e bën trupin të mendojë se është në rrezik. Si përgjigje, trupi lëshon endorfinë, të cilat janë hormone që shkaktojnë kënaqësi. Kjo është mënyra e trupit për t’u përpjekur të eliminojë “kërcënimin” që ndjen kur hani ushqim pikant. Ky çlirim kimik bën që disa njerëz të lidhin të ngrënit e ushqimeve të nxehta me lumturinë.
Specat djegës janë plot me veti antimikrobike
Sasi të shumta kërkimesh shkencore tregojnë për të gjitha llojet e përfitimeve shëndetësore nga ngrënia e ushqimeve pikante. Kapsaicina, përbërësi kimik që gjendet tek specat djegës, është i ngarkuar me antioksidantë dhe anti-inflamatorë. Kapsaicina ka qenë gjithashtu e lidhur me përmirësimin e tretjes, një metabolizëm më të shpejtë, shëndet më të mirë të zemrës, reduktimin e rrezikut të kancerit dhe një sistem të forcuar imunitar. Me sa duket, specat djegës janë një nga superushqimet e vërteta të natyrës.