22.8 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Ka ndërruar jetë Profesori i UBT-së, Ferhat Bejtullahu

- Advertisement -

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për humbjen e Profesorit Ferhat Bejtullahu. Humbja e një figure të tillë të shquar në fushën e arsimit është një humbje e thellë për komunitetin akademik dhe shoqërinë në përgjithësi.

Rektori Hajrizi ka theksuar kontributin e shquar të Profesorit Bejtullahu në fushën e arsimit dhe zhvillimit të UBT-së.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e profesorit dhe mikut tonë, Ferhatit. Ai ishte një njeri i përkushtuar ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë në përgjithësi. Kontributi i tij në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj ishte i çmueshëm dhe si i tillë do të mbetet përgjithmonë në zemrat e gjithsecilit që e njohën”, tha Rektori Hajrizi.

UBT të marten, më 5 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00 do të organizojë mbledhje komemorative në lagjen Kalabria, në Prishtinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit