11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ka mungesë ushtarësh, Ukraina liron mijëra të burgosur për të luftuar kundër Rusisë

- Advertisement -

Ukraina po lehtëson kushtet e mobilizimit për t’u përballur me mungesën e ushtarëve në fushëbetejë ndërsa shënohen më shumë se dy vjet që kur vendi po lufton kundër agresionit rus. Për herë të parë, autoritetet po kërkojnë rekrutë në mesin e të burgosurve.

Ndonëse Ukraina nuk ka dhënë shifra mbi numrin e ushtarëve në front, komandantët në vijën e parë të frontit pranojnëë hapur se po përballen me mungesa të mëdha të luftëtarëve ndërkohë që Rusia vazhdon të përforcojë praninë e saj në pjesën lindore të Ukrainës dhe të përparojë gradualisht në frontin perëndimor.

Mbi 3,000 të burgosur janë liruar me kusht deri më tani dhe janë caktuar pranë njësish ushtarake. Ky lloj rekrutimi u miratua nga parlamenti si pjesë e një ligji të diskutueshëm muajin e kaluar, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press zëvendësministrja ukrainase e drejtësisë, Olena Vysotska.

Rreth 27,000 të burgosur mund të plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në programin e ri, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë.

“Të burgosurit janë shumë të motivuar sepse ata duan të kthehen në shtëpi si heronj dhe jo të kthehen në shtëpi nga burgu”, thotë zonja Vysotska.

Sipas këtij programi, të burgosurit mund të lirohen me kusht pasi të jenë intervistuar, t’i jenë nënshtruar një kontrolli mjekësor e pasi ndaj tyre të jetë kryer një proces shqyrtimi i dënimit. Ata që janë dënuar për përdhunime, dhunë seksuale, vrasje të dy apo më shumë personave apo kanë kryer krime që cenojnë sigurinë kombëtare të Ukrainës, nuk do të kualifikohen.

Zyrtarët ukrainas duan të veçojnë programin e tyre nga rekrutimi i të burgosurve siç bën Rusia, për të shërbyer në grupin famëkeq mercenar Wagner. Ata luftëtarë zakonisht dërgohen në betejat më të përgjakshme, sipas zyrtarëve, por programi ukrainas synon të integrojë të burgosurit në njësitet e rregullta ukrainase në vijën e frontit.

Popullata e burgjeve të Ukrainës numëron 42,000 të burgosur, sipas shifrave të Bashkimit Evropian, të ofruara nga qeveria ukrainase.

Ndonëse reformat së fundmi kanë ulur numrin e të burgosurve dhe përmirësuar kushtet në disa burgje, Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, iu referua burimeve të qëndrueshme se autoritetet e burgjeve përdorin “trajtim denigrues dhe ndëshkim.”

Pas një procesi shqyrtimi, të burgosurit e liruar me kusht dërgohen në kampe trajnimi kur mësohen si të përdorin armët dhe iu nënshtrohen stërvitjeve themelore të luftimit. /voa/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit