4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

“Ka më shumë se një video, i zhveshur, brenda e jashtë zyrës”, Olluri për Nagip Krasniqin

- Advertisement -

Ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi deklaroi mbrëmë se raportimet për “videon pornografike të njeriut të afërt të Kurtit”, kanë të bëjnë me të dhe këtë e quajti “fabrikim“. Sipas Krasniqit, po bëhet hakmarrje ndaj tij. Reagim të tij, e komentoi sonte në Pressing në T7 gazetari Parim Olluri.

Gazetari Olluri tha se Nagip Krasniqi ka video ku shihet i zhveshur në zyrë dhe jashtë saj.

“Po i jep ngjyrën e VV-së (postimit), që është gjuhë normale e VV-së, por e rëndësishme është fakti që e pranon. E rëndësishme është çka është fakt, fakt është që Nagip Krasniqi është në një video intime. Fakt është që Nagip Krasniqi është nën hetime për shkak të kësaj video”, tha Olluri në Pressing.

“Ndërmarrjet publike kanë kod të etikës, nuk mundesh ti në zyrën e Drejtorit gjeneral me u zhvesh cullak sepse ki punë të shtetit aty. Nagimi ka video ku shihet i zhveshur edhe në zyre edhe jashtë zyrës. Është më shumë se një video, dyshohet se vajza është e mitur. Kjo nuk është më jetë personale por është vepër penale”, tha Olluri në Presssing.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit