8.8 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

“Ka mbrri mirë se ka potencial, edhe kryeministri ka qëndruar gjatë në opozitë”, Salihu flet për rezultatet e Lumbardhit në zgjedhje

- Advertisement -

Babai i kandidatit për deputet, Lumbardh Salihut, Sali Salihu, ka folur rreth kandidaturës së djalit të tij dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Salihu u shpreh i kënaqur me votat që ka marrë Lumbardhi, sipas tij janë vota të kënaqshme për Lumin si individ, marrë parasysh që është hera e parë e tij në politikë.

“Lumbardhi mirë ka mbrri vota, qysh është hera e parë, për dy muaj u angazhu në politikë mendoj që mirë ka mrri vota, rreth 6-7-8 mijë vota dikund. Nuk është lehtë me kriju rrethin shoqëror edhe edhe me të përkrahë, është djalë i ri, ka perspektivë politike edhe më vjen mirë që ka vullnet, u kthy prej Vienes e prej Cyrihit, ka ardhë në Kosovë, e di që ka potencial për politikë, don me kontribu për vendin, rezultati është i kënaqshëm, ka mundësi edhe ma mirë, veç me punu”, tha ai.

Tutje Salihu, Lumbardhin e ka krahasuar me kryeministrin Albin Kurtin, dhe hyrjen e tij në politikë.

“Për me ardhë Albini Kryeministër ia ka nisë prej vitit 2004-2005, 20 vjet ka qenë, s’po thom tash që ka synim Lumbardhi por, më vjen mirë që ka potencial”, tha Salihu ndër tjera në Rtv dukagjini.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit