8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

“Ka lulëzuar importi nga Serbia”, “Duhet me të ardhë turp”, përplasen Kusari-Lila e Pal Lekaj

- Advertisement -

Një debat i ashpër ndodhi sot në Komisionin për Ekonomi, kur dy deputetë, Pal Lekaj dhe Mimoza Kusari-Lila, u përplasën ashpër. Tensioni filloi kur deputeti Lekaj akuzoi qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti për rritjen e importit nga Serbia.

“Nëse ka lulëzuar ndonjëherë tregu apo importi me Serbinë është me këtë Qeveri”, dëgjohet duke thënë Lekaj para deputetëve në Komision.

Pas kësaj ka reaguar Kusari-Lila duke e akuzuar Lekajn për “keqinterpretim të statistikave”.

“Statistikat e ASK-së, deputeti Pal Lekaj jo vetëm që është duke i keqinterpretu, por është duke abuzu me fjalën e lirë, tu dezinformu edhe mbi të gjitha nëse din me lexu shqip dhe kuptu, Agjencioni i Statistikave i ka informacionet në gusht ku qartësohet se importet dhe eksportetet ne vendet e BE-së janë si vijon: Maqedonia e Veriut 5.9% Shqipëria 5.4% dhe Serbia 3.1%”, tha ajo.

“Duhet me të ardhë turp e me kërku falje publikisht para njerëzve që dezinformon. Abuzoni me fjalën e lirë”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit