24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Ka humbur gjashtë kilogramë, Mauro Icardi në depresion pas ndarjes nga Wanda Nara

- Advertisement -

“Jam e ndarë, për arsye personale dhe shëndetësore, u përpoqa edhe një herë”, tha Wanda Nara kur njoftoi pak ditë më parë ndarjen nga Mauro Icardi.

Por, teksa modelja është zhvendosur në Argjentinë, sulmuesi i Gallatasarajit duket se nuk e ka pritur mirë fundin e martesës.

Gazetari argjentinas Gustavo Mendez ka zbuluar se Icardi është aq i sëmurë sa ka humbur gjashtë kilogramë në një kohë të shkurtë dhe është zhytur në depresion.

Foto: Screenshot

“Nga grumbullimi në Austri del se Icardi është në depresion, nuk ka oreks dhe ka humbur masën muskulore. Ka humbur gjashtë kilogramë”, tha gazetari argjentinas.

Ai shtoi më tej se sulmuesi duket i trishtuar dhe fytyra e tij është shumë e hequr. Duket se ai është prekur nga vendimi i Wanda Narës për t’i dhënë fund lidhjes dhe sigurisht që nuk i ndihmon fakti që edhe ajo zhvendosi jetën dhe aktivitetin në Buenos Aires, ndërsa ai do të qëndrojë në Turqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit