6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

“Ka fakte se policët e arrestuar ishin të korruptuar”

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shumica e 8 mijë e 200 policëve janë heronj por ka thënë se disa prej tyre janë përfshirë në vepra korruptive.

Ai ka thënë se policët e arrestuar edhe nëpër pikat kufitare ka ndodhur shkaku se ka fakte se ata janë përfshirë në afera korruptive.

Ministri i Brendshëm, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Siguri, ka thënë se Policia e Kosovës duhet të ketë nivelin më të lartë të integritetit dhe kjo qasje

“Të gjithë ata që janë të përfshirë në krim do të sillen para organeve të drejtësisë”, ka thënë ai.

Së fundmi kanë ndodhur dy aksione të Inspektoratit Policor të Kosovës ku janë arrestuar zyrtarët policor. Më 14 mars ishin arrestuar edhe 48 policë nën dyshimin për vepra korruptive

Sveçla ka thënë se është në kompetencën e sistemit të drejtësisë të marrë vendimin përfundimtarë për secilin të arrestuar.

“Kjo luftë nuk është vetëm e policëve. Është e gjithë shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë çdo lëshim që ka ndodhur do të marrë përgjigjen e merituar.

“Besoj se puna e jonë duhet të ketë përgjegjësinë maksimale”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit