-1.7 C
New York
Saturday, February 15, 2025

Buy now

“Ka dëshirë t’i shoh të vdekur veteranët”, Syla për Kurtin: Më shumë bashkëpunon me Listën Serbe

- Advertisement -

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka vendosur të mos bashkëpunojë me Qeverinë për organizimin e aktiviteteve të festimit të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Vendimi është komentuar nga nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, i cili ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë ndaj veteranëve.

Në një linjë direkte në “Debat Plus”, Syla ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk i konsideron veteranët si partnerë dhe se, sipas tij, ai ka një qasje më të afërt me Listën Serbe sesa me ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Nëse ai zotëria nuk na sheh si partner në shumë ngjarje të tjera, si partner me na ndihmë në kërkesat tona, por panterë e sheh Listën Serbe. Edhe serbet ne këtë rast. Ne mendojmë që këtë qasje si nuk fiton asgjë dhe ne i thojmë ‘jo’ atij tash dhe sa herë që kërkon me pas një bashkëpunim të tillë. Se bashkëpunimi i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë… E di që ky (Kurti) ka dëshirë me na pa krejtve të vdekur. Sepse të vdekurit për të janë të mirë. Por, fatmirësisht ne kemi shpëtuar dhe jemi gjallë. Dhe e mbrojmë vlerën e UÇK-së”, ka thënë Syla.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit