Amarda Toska është një nga vajzat e ekranit, që ka spikatur gjithmonë për pamjen e saj. Ndonëse, tashmë është nënë e dy fëmijëve, ajo vazhdon të jetë në super formë fizike. Ami ka linja perfekte për të cilat është komentuar vazhdimisht.
Së fundmi, e pyetur nëse ka bërë ndonjë operacion plastik, moderatorja e ka mohuar, duke u shprehur se momentalisht nuk ka ndërmend. Ami ka theksuar se më vonë nuk i dihet.
Kujtojmë që Ami aktualisht është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani, duke iu përkushtuar më shumë biznesit.