8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ka 230 nipër e mbesa, gruaja takon edhe stër stër stërmbesën

- Advertisement -

Një grua 98-vjeçare nga Kentaki, SHBA, thotë se ka më shumë se 230 nipër dhe mbesa, ndërsa për herë të parë takoi edhe stër stër stërmbesën. Fotot e takimit të rrallë u postuan në rrjetet sociale nga anëtarët e familjes dhe menjëherë u bënë virale në rrjet.

Në foton e realizuar më 18 shkurt të këtij viti shihet Cordelia Mae Haëkins, që mban në duar një vogëlushe vetëm 7-javëshe, të quajtur Zhavia Ëhitaker. Për të vizituar matriarken e familjes në shtëpinë e të moshuarve ishte edhe mamaja e të porsalindurës, tezja, gjushja dhe stërgjyshja e saj, duke bashkuar si rrallëherë më parë gjashtë breza grash nga e njëjta familje.

Në fotografi shfaqej vajza e Cordelias, Frances Snoë, 77 vjeç; mbesa e saj Gracie Snoë Hoëell; stërmbesa 29-vjeçare Jacqueline Ledford, stër stërmbesa Jaisline Ëilson, 19 vjeç dhe stër stër stërmbesa, Zhavia.

“E di që është e rrallë që të bësh bashkë gjashtë brenza”, tha mbesa e Cordelias, 58-vjeçarja Gracie, për Fox News. “Por edhe më e rrallë është që jemi të gjitha vajza”.

Kentucky woman with over 230 great-great-grandchildren meets great-great-great-grandchild.
MaeDell Taylor Hawkins, 98, met her first biological 6th-generation granddaughter in Kentucky

E moshuara u bë nënë për herë të parë në vitin 1940, ndërsa pas tre martesash dhe pas 83 vitesh tashmë numëron mbi 230 nipër e mbesa. “Gjyshja ishte 16 vjeç kur u martua për herë të parë. Pati 13 fëmijë me gjyshin Bill”, kujton Gracie.

98-vjeçarja, të cilën të gjithë e thërrasin MaeDell, ka tashmë 623 pasardhës, mes të cilëve 222 stërnipa, 234 stër stërnipa dhe 37 stër stër stërnipa.

Rekordi botëror për familjen me më shumë breza të gjallë është vendosur në vitin 1989 në Nju-Jork, me 7 breza, sipas “Guinness World Records”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit