6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Juventusi “shpartallohet” në shtëpi nga Atalanta 0-4

- Advertisement -

Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga skuadra modeste e PSV, Juventus pëson edhe një ‘shok’ tjetër, kësaj radhe në Serie A.

“Zonja e Vjetër” u deklasua para tifozëve të vetë, me rezultat të thellë, 0-4 nga Atalanta, raporton Klankosova.tv.

Skuadra nga Bergamo e nisi “vallëzimin” në Torino, gjysmë ore pasi nisi ndeshja.

Mateo Retegui i kaloi mysafirët në avantazh, duke ekzekutuar saktë penalltinë.

Përpjekjet e “zbehta” të vendasëve nuk sollën fryte, pasi bergamasit shpërthyen sërish, me të filluar fraksioni i dytë.

Marten de Roon e dyfishoi avantazhin pa kaluar as 60 sekonda të plota që kur nisi pjesa e dytë.

Davide Zappacosta në minutën e 66-të dhe Ademola Lookman në të 77-tën, i dhanë vulë shpartallimit të ‘Bardh e Zinjëve”.

Pas këtij triumfi të jashtëzakonshëm, skuadra e Berat Gjimshitit vazhdon të luftojë për titullin kampion në elitën e futbollit italian.

Për momentin kjo skuadër e zë vendin e tretë në tabelë me 58 pikë, dy më pak se Napoli që renditet i dyti dhe tri sosh prapa liderit dhe kampionit aktual, Interit.

Me këta të fundit, Atalanta përballet xhiron e ardhëshme, në ndeshjen me aromë ‘Scudetto”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit