4.1 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Juventusi rikthen interesimin për Xhakën

- Advertisement -

Skuadra e Juventusit ka rikthyer interesimin për shërbimet e Granit Xhakës.

Xhaka ishte objektiv i Juventusit në afatin e verës, por mesfushori u transferua te Sunderlandi.

Tani, Juventusi po synon transferimin e Xhakës në janar dhe së shpejti do ta kontaktojë Sunderlandin, ka njoftuar “Tuttosport”.

Trajneri Luciano Spalletti po kërkon ta forcojë mesfushën dhe Xhaka po shihet si përforcim i duhur.

Ai po shkëlqen te Sunderlandi, ekip ku po e bartë edhe shiritin e kapitenit.

33-vjeçari ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 3 asistime në 11 ndeshje në Premier League dhe është lider i Sunderlandit në fushë.

Ai ka kontratë deri në vitin 2028 me Sunderlandin, ndërsa Juventusi po synon të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e Xhakës.

Të ngjashme

Të fundit