Drejtori i Juventusit, Cristiano Guintoli planifikon që të shfrytëzojë marrëdhëniet e tij të mira më kampin e Victor Osimhenit, për ta ‘ndërtuar’ rrugën që ai t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” gjatë verës.
Legjenda e Romës, Roberto Pruzzo së fundmi ka zbuluar se sulmuesi Nigerian – që aktualisht është pjesë e Galatasarayt në formë huazimi – do të kalojë nga Napoli te Juventusi gjatë merkatos verore.
Juventusi do të tentojë të bëjë një rindërtim të sulmit, duke shitur Dusan Vlahovicin, të cilit i përfundon kontrata më 2026.
Sipas “Tuttosport”, Juve e ka vendosur Osimheni në krye të listës, si dëshirën kryesore për të nënshkruar.
Klubi nga Turin e di se është e vështirë të gjejë një marrëveshje me Napolin, i cili nuk dëshiron ta shes Osimhenin te rivali kryesor.
Giuntoli megjithatë beson se mund ta shfrytëzojë marrëdhënien e tij të mirë me kampin e Osimhenit, pasi ishte pikërisht ky që e kishte transferuar te Napoli gjatë vitit 2020, kur ishte drejtor sportiv i Napolit.
Po ashtu, drejtori sportive juventin po dëshiron që ta shtyejë huazimin e Kolo Muanit edhe për një sezon.
Sulmuesi francez ka impresionuar në Turin, duke shënuar pesë gola në gjashtë paraqitjet e para në Serie A.