11.2 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Juventusi nuk heq dorë nga Ardian Ismajli

- Advertisement -

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është ende opsion për Juventusin, ekip që po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit apo në fund të këtij sezoni.

Mediumet italiane kanë raportuar se drejtuesit e Juventusit po monitorojnë Ismajlin, që është pjesë e Torinos dhe do ta vëzhgojnë nga afër këtë vikend në përballjen direkte të këtyre skuadrave.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti po kërkon një mbrojtës dhe Ismajli po shihet si zgjidhje ideale, duke pasur parasysh përvojën e tij në Serie A.

Ismajli para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Torinos si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.

Ai ka 7 paraqitje për Torinon në kampionat këtë sezon, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Empoli e Spezia.

Të ngjashme

Të fundit