Juventusi ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Serie A duke e mposhtur Spezian në udhëtim, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të kampionale.
“Zonja e Vjetër” fitoi pastër 0:2 ndaj Spezias në stadiumin “Stadio Alberto Picco”, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi Kean zhbllokoi shifrat në minutën e 32-të të ballafaqimit.
Golin e qetësisë skuadra e Allegrit e gjeti tek në minutën e 66-të kur Di Maria me ndihmën e Danilos dërgoi topin brenda kuadratit të portës vendase.
Juventusi me këtë fitore ngritet në pozitën e shtatë me 32 pikë. 19 pikë ka Spezia në vendin e 17-të.