Juventusi ka triumfuar 2:0 në udhëtim ndaj Atalantas të dielën, duke u ngritur në pozitën e dytë në renditje në Serie A kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund të stinorit.
Samuel Iling-Junior (56’) dhe Dushan Vlahoviq (90+9’) realizuan golat për Juventusin.
Juventusi pas 34 ndeshjeve i ka 66 pikë, 14 më pak se Napoli që kryeson dhe e ka siguruar titullin e kampionit.
Lazio zë vendin e tretë me 64 pikë.