7.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Juventusi kërkon rikthimin e Pogba, “Zonja e Vjetër” ofertë marramendëse francezit

- Advertisement -

Paul Pogba nuk po kalon një moment të mirë në Premier League me Manchester United, ku një largim gjatë merkatës së verës është i pashmangshëm.

Juventusi në Itali po studion me vëmendje edhe situatën e francezit, ndërsa dëshiron ta rikthejë sulmuesin në Seria A, aty ku Pogba kishte edhe shkëlqimin e tij.

Kontrata e 28-vjeçar skadon me Manchester United në fund të këtij sezoni dhe ai nuk pritet të rinovojë marrëveshjen e tij, duke i dhënë fund një qëndrimi gjashtë-vjeçar në Angli.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” ka kërkuar nga shoqëruesit e Pogbas që t’i mbajë të informuar për çdo ofertë për të dhe ata aktualisht janë duke përgatitur një ofertë mbresëlënëse ndërsa punojnë për të bindur francezin për një marrëveshje.

Po sipas burimit në fjalë, Bianconerët po konsiderojnë një pagë bazë prej 7.5 milionë euro neto në sezon, njësoj si Dusan Vlahovic. Me afrimin e verës, megjithatë priten zhvillime të rëndësishme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit