21.8 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Juventusi ka gati 40 milionë euro për transferimin e yllit të Chelseat

- Advertisement -

Juventusi është duke kërkuar përforcime për sezonin e ri dhe për repartin e mesfushës ka hedhur sytë te Chelsea. Objektivi kryesor është Carney Chukwuemeka.

Trajneri Igor Tudor ka nisur një proces rinovimi në skuadër dhe dëshiron të sigurojë afrime cilësore para mbylljes së merkatos.

Chukwuemeka, i cili sezonin e kaluar shënoi një gol në 13 paraqitje, vjen pas një huazimi jo shumë të suksesshëm te Borussia Dortmund.

Chelsea është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin anglez, pasi kërkon të gjenerojë të ardhura nga shitjet.

Carney Chukwuemeka

Klubi londinez ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, shumë që Juventusi është i gatshëm ta paguajë.

Nëse marrëveshja realizohet, Chukwuemeka do të ishte një tjetër përforcim i rëndësishëm për mesfushën e Juventusit në sezonin e ardhshëm.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe dy klubet gjermane RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, por që Chelsea dëshiron vetëm shitjen e tij dhe jo huazimin.

Të ngjashme

Të fundit