-8 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

Juventusi interesohet për Mauro Icardin

- Advertisement -

Juventusi i është drejtuar Galatasarayt për të kërkuar Mauro Icardin për një ribashkim me Luciano Spallettin, sipas ekspertit të merkatos së “Sportitalias”, Alfredo Pedullà.

Bardhezinjtë po kërkojnë përforcime në sulm pas dëmtimit serioz të Dusan Vlahovic, teksa Jonathan David dhe Lois Openda kanë hasur vështirësi për të gjetur rrjetën.

Jeremie Boga mbërriti këtë mëngjes për të kryer kontrollet mjekësore, por Juventusi shpreson ende të sigurojë një sulmues qendror.

Tani raportohet nga drejtori i “Sportitalias”, Pedullà, se Juve ka kontaktuar Galatasarayt për të pyetur rreth situatës së Icardit.

Kjo vjen pasi dy ekipet janë përballur në “play-offin” e Ligës së Kampionëve, ndërsa Spalletti e lavdëroi argjentinasin në konferencën e tij për shtyp dje, duke e quajtur Icardin “një nga finalizuesit më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë”.

Ata kanë qenë bashkë te Interi dhe kjo ishte gjithashtu hera e fundit që sulmuesi ka luajtur në Serie A, përpara se të transferohej te Paris Saint-Germain për 50 milionë euro në verën e vitit 2020.

Ai mbush 33 vjeç më vonë këtë muaj dhe kontrata e tij me Galatasarayn skadon më 30 qershor, ndaj pritet të jetë i disponueshëm për një çmim relativisht të ulët.

Sulmuesi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë dy asistime në 29 ndeshje zyrtare këtë sezon, pasi u rikthye nga një këputje e ligamentit të kryqëzuar anterior në nëntor 2024.

Icardi ishte lidhur tashmë me një rikthim në Serie A në dhjetor, me Comon, Milanin ose Romën.

Të ngjashme

Të fundit