24 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Juventusi insiston për Zhegrovën

- Advertisement -

Skuadra nga Serie A, Juventus nuk ka hequr dorë nga transferimi i Edon Zhegrovës dhe po punon në këtë drejtim.

Përkundër deklaratave të presidentit të Lillet, Olivier Letang se Zhegrova do të mbetet këtë sezon te skuadra franceze, ai ka vazhduar negociatat me Juventusin dhe marrëveshja mund të finalizohet.

Në fakt, Zhegrova ka marrëveshje personale me Juventusin dhe ekipi Italian nuk është dorëzuar në këtë aspekt.

Transferimi i Zhegrovës në Torino është i lidhur me largimin e argjentinasit Nico Gonzalez dhe kjo është arsyeja që marrëveshja nuk po mund të arrihet mes Juventusit e Lillet.

Zhegrova ka kërkuar largimin nga Lille dhe Juventusi është ekipi që po dëshiron ti bashkohet, pasi tashmë ka njoftuar edhe krerët e ekipit francez.

Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij po vlerësohet rreth 20-25 milionë euro nga ekipi francez kurse Juventusi po ofron 15 milionë për 26-vjeçarin

Të ngjashme

Të fundit