-1.7 C
New York
Thursday, January 1, 2026

Buy now

Juventusi i ka gati 100 milionë euro për këtë mesfushor

- Advertisement -

Juventusi po përgatit një goditje të madhe në merkato dhe ka vendosur Sandro Tonalin si objektivin kryesor për verën e vitit 2026.

Mesfushori italian, aktualisht pjesë e Newcastle United, është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Premier League.

Sipas mediave italiane, në Torino e shohin Tonalin si pjesë kyçe për rindërtimin e mesfushës dhe janë të gatshëm të investojnë rreth 100 milionë euro për kartonin e tij.

Megjithatë, Newcastle nuk ka urgjencë ta shesë dhe çdo negociatë pritet të jetë shumë e vështirë. Juventusi do ta ndjekë nga afër situatën, me synimin për të realizuar një transferim historik.

Të ngjashme

Të fundit