Juventusi ka bërë një hap përpara në përpjekjet për të siguruar shërbimet e Jadon Sanchos nga Manchester United, duke rritur ofertën e tyre në 15 milionë funte.
Oferta e re e ‘Zonjës së Vjetër’ i afrohet kërkesës së Manchester United, që raportohet të jetë rreth 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Megjithatë, propozimi i Juventusit konsiderohet i arsyeshëm për shkak të pagës së lartë të Sanchos dhe faktit se mund të largohet si lojtar i lirë në një të ardhme të afërt.
Sancho tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin italian dhe është në pritje që marrëveshja të finalizohet mes klubeve.
Manchester United është i hapur për shitjen e 25-vjeçarit, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ruben Amorim.
Anësori anglez e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Chelsea, pas një mosmarrëveshjeje me stafin teknik të United, por që londinezët nuk e shfrytëzuan drejtën e blerjes.
Edhe skuadrat turke si Besiktas e Fenerbahce kanë shprehur interesim për anësorin anglez, megjithatë Juventusi vazhdon të mbetet skuadra favorite.