Juventusi e ka humbur edhe ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve të Champions League.
“Bardhezinjtë” u mposhtën 1-2 në “Allianz Stadium”.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Mbappe dhe Mendes (për PSG) dhe Bonucci (për Juventus).
Kjo disfatë nuk e ndryshon aspak fatin e “Zonjës së Vjetër” të cilët përfundojnë në Europa League.
Garat në Champions League i vijojnë PSG, si lider i grupit, dhe Benfica.