5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Juventusi “gjunjëzohet” nga Maccabi dhe rrezikon kalimin e grupit, City befason te Copenhagen

- Advertisement -

Janë mbyllur dy sfidat hapëse të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka pësuar humbje shokuese në udhëtim te Maccabi Haifa me rezultat të pastër 2:0.

“Zonja e Vjetër” u gjend në disavantazh vetëm pas shtatë minutave lojë kur Atzili realizoi me ndihmën e Cornud.

I njëjti realizator dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë për izraelitët në minutën e 42-të, gol që volusi edhe epilogun përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë humbje, Juventusi ndodhet në vendin e tretë me vetëm tri pikë, duke rrezikuar kështu kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Maccabi ka poashtu tri pikë në vendin e fundit.

Rezultat befasues u regjistrua edhe në takimin mes Copenhagen dhe Manchester Cityt. Rezultati final në Danimarkë është 0:0. “Qytetarët” ishin tejet të pafat në fraksionin e parë të lojës.

Fillimisht atyre iu anulua me VAR një gol i Rodrit në minutën e 12-të, ndërsa 14 minuta më vonë Mahrez dështoi nga penalltia. Gjërat u përkeqësuan për anglezët në minutën e 30-të kur Gomez u ndëshkua me karton të kuq direkt.

City ka 10 pikë në vendin e parë, Copenhagen ka vetëm dy pikë në pozitën e tretë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit