6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Juventusi gjen zëvendësuesin e Dybalas

- Advertisement -

Juventusi thuhet se ka identifikuar Marco Asension si zëvendësues ideal të Paulo Dybalas.

Dybala do të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të verës si lojtar i lirë, pasi nuk ka rënë dakord me klubin për rinovim të kontratës.

Dhe, sipas mediumit të afërt me klubin e Real Madridit, “Defensa Central”, Juventusi e shesh Asension si pasues të Dybalas.

26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa po vazhdon të jetë i lidhur me një largim gjatë verës së këtij viti.

Real Madridi thuhet se kërkon të paktën 50 milionë euro për shitjen e spanjollit. Ky çmim nuk shihet si problem për “Zonjën e Vjetër”.

Arsenali dhe Liverpooli raportohet se gjithashtu kanë shprehur interesim për Marco Asension.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit