3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Juventusi fiton pastër ndaj Udineses

- Advertisement -

Juventusi e ka arritur fitoren e dytë radhazi në Serie A. “Zonja e Vjetër” triumfoi pastër ndaj Udineses në shtëpi me rezultat 2:0.

Kësisoj, “Bianconneri” i afrohet edhe më shumë zonës së Championsit, objektiv që e ka për këtë edicion.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi që Juventusi të arrinte fitore të kënaqshme në këtë takim.

Ishte Paulo Dybala i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, kurse edhe e dyta prodhoi vetëm një gol.

Ishte McKennie i cili shënoi në minutën e 79-të pas asistimit nga De Sciglio.

Kështu, Juventusi shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e pestë, tetë më pak se Interi në pozitën e parë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Udinese mbetet e 14-ta me 20 pikë gjithsej. /GE/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit