2 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

- Advertisement -

Edon Zhegrova nuk u aktivizua fare te Juventusi, që të mërkurën mbrëma e mposhti skuadrën e Benficas në Ligën e Kampionëve.

Juventusi triumfoi me rezultatin 2:0 në Torino, në ndeshjen që i takoi xhiros së shtatë të Championsit.

Të dy golat e fitores, Juventusi i shënoi në pjesën e dytë pasi pjesa e parë u mbyll pa gola.

Kephren Thuram (55’) dhe Weston McKennie (63’) shënuan golat që konfirmuan fitoren e Juventusit, e cila ishte e treta rresht në Ligën e Kampionëve.

Benfica ka mundur ta ngushtojë rezultatin në minutën e 81-të, por Vangelis Pavlidis dështoi nga penalltia.

Me këtë fitore, Juventusi ka tubuar 12 pikë kurse Benfica mbetet në kuotën e 6 pikëve.

Të ngjashme

Të fundit