Juventusi është ndalur sërish me barazim.
Në xhiron e gjashtë të Serie A, “bardhezinjtë” kanë bërë hap fals në udhëtim te Fiorentina, duke barazuar 1-1.
Ndonëse e filluan mirë takimin duke realizuar me anë të Milik në minutën e 9’ të takimit, ky gëzim nuk u zgjati shumë.
Përgjigjja e vendasve nuk vonoi shumë, të cilët realizuan golin e barazimit me anë të Kouname, 20 minuta më pas.
Kështu përfundoi e tërë ndeshja e cila ridëshmoi momentet jo të mira që po kalon Juventusi kohëve të fundit.