11.8 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Juventusi dënon Pogban  

- Advertisement -

Eksperienca e dytë e Paul Pogbas në fanellën e Juventusit po shkon keq, shumë keq. Futbollisti francez u përball me lëndime që prej rikthimit të tij në Torino verën e kaluar nga Manchester United.

Përfaqësuesi francez u rikthye së fundmi në fushën e blertë nga lëndimi, por qetësi për Juven nuk ka. Sipas medieve angleze, ish-kampioni i botës me Francën ka mbetur jashtë skuadrës që Juventusit për përballjen e sotme ndaj Freiburg për shkaqe disiplinore.

Thuhet se Pogba ka mbërritur vonë për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës dhe për këtë arsye është lënë jashtë ekipit. Juve do të përballet me ekipin gjerman sonte në “Allianz Stadium” në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Evropës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit