28.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Juventusi barazon me Nantes

- Advertisement -

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Nantes në kuadër të 1/16 së finales së Ligës së Evropës.

“Zonja e Vjetër” kaloi në epërsi në minutën e 13-të nëpërmjet Vlahovicit, pas një aksioni super mirë të ndërtuar.

Por, mysafirët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 60-të të ndeshjes nëpërmjet Blas.

Më pas, Juventusi tentoi deri në fund që ta shënonte golin e fitores, por nuk e gjeti dot.

Kësisoj, ekipi që kualifikohet do të vendoset në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Francë.

Të ngjashme

Të fundit