24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Juventus synon Edon Zhegrovën

- Advertisement -

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të largohet këtë verë nga skuadra franceze Lille.

Ai duket se ka rënë në ‘radarin’ e gjigandit italian Juventus.

Kështu të paktën po raporton gazeta italiane Tuttosport.

25-vjeçari po konsiderohet si mjaft i përshtatshëm për sistemin e lojës së trajnerit, Thiago Motta.

“Zonja e vjetër” po planifikon të rivitalizojë skuadrën e tyre në muajt e ardhshëm për t’i ofruar trajnerit të tyre të ri përforcimet e nevojshme për të ndihmuar në mbylljen e diferencës me Interin dhe Milanin.

Drejtuesit e skuadrës nga Torino, po ashtu janë të vetëdijshëm se nevojitet një hap përpara për rikthimit të tyre në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

E ardhmja Federico Chiesas, llogaritet të jetë në dyshim tek Juventusi dhe për këtë shkak drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli është në kërkim të një sulmues anësor të ri për të forcuar vijën e sulmit të shefit të shtabit teknik të “Biaconerëve”, Thiago Motta.

Anësori kosovar, e ka tërhequr vëmendjen e Juventusit dhe çmimi i tij prej 15 milionë euro e bën atë një opsion tërheqës për Giuntolin, i cili po mendon të bëjë një hap përpara për yllin kosovar në javët e ardhshme.

Edon Zhegrova ka zhvilluar një sezonë fantastike me ekipin e tij Lille.

Ai dha kontribut tejet të madh që kjo skuadër të pozicionohet në vendin e katërt të Ligue 1.

Zhegrova në të gjitha garat i shënoi 12 gola dhe i bëri 10 asistime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit